Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e personave që janë larguar nga Shqipëria dhe kanë fituar Statusin e Refugjatit në një shtet tjetër, refugjatë me vendorigjinë Republikën e Shqipërisë. Ky hulumtim përmban të dhëna statistikore për vitet 1990-2010.
Në këto dy dekada Shqipëria ka qënë në mënyrë të vijueshme vend origjine për dhjetra refugjatë shqiptar. Në këtë hulumtim nuk përfshihen individët që nuk kanë aplikuar ose nuk e kanë fituar këtë status. Gjithashtu janë të përjashtuar në hulumtimin statistikor edhe ato shtetas shqiptar që kanë fituar të drejtën e azilit në një shtet të huaj.
Burimi: Banka Boterore
Komente dhe analiza: ODA
Vitet me numrin më të ulët të personave larguar nga Republika e Shqipërisë dhe që kanë fituar Status Refugjati në një shtet të huaj janë viti 1990 me 1,822 individ, viti 1991 me 3,540 dhe viti 1999, me 4,325 persona.
E kundërta është për refugjatët e ardhur në Shqipëri gjatë vitit 1999, ku u shënua maximum për këtë kategori. Vitet në vazhdim shënojnë rritje të numrit të shtetasve shqiptar që aplikojnë për Statusin e Refugjatit në vende të huaja.
Burimi: Banka Boterore
Komente dhe analiza: ODA